E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pandemia “lë pa ngrënë” 70 mijë fëmijë në Afrikë

Organizata bamirëse “Save The Children” paralajmëron se gati 70,000 fëmijë në Afrikën nën-Sahariane janë në rrezik të vdesin nga uria ekstreme para fundit të këtij viti.

Reklamë

Ajo thotë se pandemia COVID-19 po shton presionet me të cilat përballen disa familje dhe komunitete në aksesin e ushqimit.

Organizata shton se tashmë po trajton një numër të madh të fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja në klinikat e saj në Afrikën Lindore dhe Jugore.

“Save the Children” thekson se masat e bllokimit kanë bërë që familjet në kontinent të përballen me një rënie serioze të jetesës së tyre pasi ushqimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë për tu gjetur ose thjesht është shumë i shtrenjtë.

Sipas analizës organizatës, mbi 67,000 fëmijë mund të vdesin si rezultat i kësaj në vitin 2020.

Ky paralajmërim vjen pas atij të bërë nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara për rritjen e niveleve të urisë në të gjithë botën për shkak të koronavirusit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë