Subscribe

Pandemia ka dhënë efektet e saj edhe në Arkeologji, disa nga projektet e parashikuara për t’u impelmentuar vitin e shkuar nuk arritën të kryheshin.

 

Megjithatë në disa prej ekspeditave të zhvilluara nga ekipet shqiptare, toka u tregua bujare sidomos në Orik, e cila i serviri arkeologëve disa relike me të dhëna mjaft të rëndësishme.

 

“LUAN PERZHITA

DREJTOR I INSTITUTIT TE ARKEOLOGJISE

Ka dhënë një dokumentacion shumë të rëndësishëm dhe interesant nga fusha e mesjetës, sidomos në shekujt VII dhe VIII, të cilët janë shekujt e errët të mesjetës pak njihet në gjithë Mesdheun, por edhe në pjesët e tjera. Është fjala për zbulimin e disa Vulave, të cilat tregojnë për personalitetet që kanë zotëruar atë kohë që janë gjetjet ndër më të rëndësishmet e fushës së arkeologjisë në lidhje me këtë periudhë, por njëkohësisht kanë dhënë një pasqyre te re që ka të bëjë zhvillimin e evoluimin e kronologjisë së qytetit te Orikut, i cili deri më tani ishte njehur si një qytet deri në prridhën që lidhet më shekujt katër dhe tre para erës sonë, apo me shekuj te tjerë që vijnë deri ne periudhën e jotuninait.”

 

Megjithatë, ky vit, nëse nuk do të penalizohet sërish nga situata e Covid, pritet të nisë më ekspedita në shumë zona të Shqipërisë që për arkeologët vazhdon të ruajë ende mistere.

 

Por, ndonëse shumë nga kërkimet u pezulluan, arkeologët gjatë kësaj kohë punuan me studime dhe publikime të reja shkencore, sistemimin e të gjithë artefakteve dhe objekteve të gjetura më parë dhe dixhitalizimin e fondeve arkeologjike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *