837 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Itali vetëm këtë të martë duke e cuar totalin në këtë vend në 12 428.

Buletini ditor nga autoritetet shendetesore italianë bëri të ditur se kemi 25 viktima më shumë në raport me shifrat e të hënës ku patëm 812 viktima.

Mirëpo  ajo që sjell optimizëm dhe çel një rreze shpresë për mundësine që virusi ta ketë humbur forcën më të madhe, ka të bëjë me numrin e rëndësishëm të pacienteve të shëruar.

Vetëm këtë të martë kemi 1109 persona të shëruar ndërsa ata që janë shtruar në spitale janë vetëm 400 nga të cilët 42 në terapi intensive. Le të themi me një frymëmarrje për spitalet pasi kemi të bëjme me lirimin e 700 shtreterve që janë vërtet një lajm I mirë për të gjithë mjeket në Itali.

Numri I rasteve të reja ka pësuar një rritje të vogel në raport me ditën e hënë kur patëm 1648 paciente të rinj.

Këtë të martë kemi 2107 persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

 

ANGELO BORRELLI


SHEF I MBROTJES CIVILE

 

“Kemi regjistruar 12.428 të vdekur nga koronavirusi në vend, 837 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit duke shënuar një rritje në krahasim me dje, ku bilanci i viktimave ishte 812.Viktimat janë kryesisht burra  të moshuar të cilët vuajnë nga sëmundje shoqëruese. Lajmi i mirë është se kemi regjistruar  15.729 pacientë të shëruar.”

 

 

Presidenti i Institutit të Shëndetit Publik në Itali, Silvio Brusaferro deklaroi se COVID-19 ka arritur tashmë pikun e saj në këtë vend dhe tani pritet të nisë kurba rënëse e pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *