Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Arrestohet 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se vuri zjarrin që...

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9 minuta dhe...

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli i tij...

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja ku e...

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada...

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë,...

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri edhe në...

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas...

Pandeli Majko: Plot politikanë do mbahen mend nga servilët, Nano nuk ishte ajo kategori, i provoi të gjitha

31 Tetor 19:50

Ish-deputeti i PS-së Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Në një postim në Facebook, Majko shkruan se Nano, ishte një figurë që i provoj të gjitha gjatë karrierës së tij, teksa shton se burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri!

“Ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre”, shtoi Majko, por sipas tij, Nano nuk ishte kjo kategori!

Postimi i plotë i Majkos:

Fatos Nano ka ndërruar jetë!…

Përpara se të ishte drejtues i Partisë Socialiste, Fatosi, ishte djali i Maries dhe i Thanasit! Ai ishte një vlla i mirë dhe prind i dhimbsur!

Në politikë, Fatos Nano nuk tentoi ti shpëtonte asaj që ishte!

Si çdo njeri me pushtet, ai kërkoi nga jeta gjëra që nuk janë në “menu”! Në rrugëtimin e jetës së tij, ai i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri!

Në politikë, pushteti është i shpërndarë mes njerzve që e meritojnë dhe njerzve që e adhurojnë! Fatosi do mbahet mend për rregullat që theu! Ai ishte produkt i kohës që jetoi!

Në konkluzionin njerëzor të jetës, të gjithë dështojnë të jenë ata që duan! Ndaj çdo njeri nuk mund të gjykohet vetëm nga gabimet që ka bërë! Fatosi nuk ishte një përjashtim!

Historia ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre! Fatosi nuk ishte kjo kategori!

Kundërshtarët e tij, mund të mbështeteshin tek ai për të vepruar me dinjitet.

Pushteti, është shfaqja më e vjetër, por edhe irracionale e natyrës njerëzore. Fatosi doli prej saj me titullin “njeri”!

Djali i Maries dhe i Thanasit nuk është më! U end pak kohë, midis dy botëve, duke bërë “negociatën” e fundit! Beteja e fundit midis “kush je” me “çfarë je”!

Dheu i lehtë Fatos! Qofsh i parajsës!/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Majko nano

Nga e njëjta kategori

E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi

më shumë...

Arrestohet 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se vuri zjarrin që dogji tokat në Psar

më shumë...

Situata me zjarret, 4 vatra aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin, angazhohen 183 forca dhe 2 helikopterë

më shumë...

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:59

E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik...

10:44

Ora në të cilën zgjoheni tregon shumë...

10:30

Nëse bëni këto gjëra, tregoni se keni...

10:25

Keni mungesë magnezi? Ja 10 ushqimet natyrale...

10:17

Arrestohet 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se vuri...

10:08

Situata me zjarret, 4 vatra aktive! Flakët...

9:46

Dita e 95 e protestës, nis marshimi...

9:19

Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet...

9:05

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

9:03

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9...

8:55

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli...

8:47

Këshillat e kthimit në shkollë që çdo...

8:16

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja...

8:06

Sadushi kërkon zgjidhje urgjente për pagat e...

7:58

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA...

7:52

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në...

7:39

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin...

7:36

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri...

7:32

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

6:56

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.