Ish-deputeti I LSI, Edmond Panariti ka bërë me dije se opozita nuk do të zhvillojë protesta deri më datë 18 tetor kur BE të jap një përgjigje nëse do t’i çelen apo jo negociatat Shqipërisë.

 

I ftuar në emisionin e mëngjesit “7pa5”, Panariti tha se opozita do ta vijojë aksionin e saj por përmes denoncimeve të aferave. Ai pohoi para moderatores Pranvera Borakaj, se në fokus opozita do të ketë aferat koncesionare të dhëna prej qeverisë.

 

“Ne po presim me padurim datën 18 tetor nëse do të çelen apo jo negociatat me BE. Ne po u lëmë mundësi proceseve që të finalizohen me qëllim hapjen e negocaitave me BE ndërkohë që do të vijojmë me denoncimin e aferave. Dhe sidomos atë të aferave koncesionare që janë gjëja më e rëndë që po I ndodh këtij vendi.”

 

Panariti komentoi edhe nismën e re të paralajmëruar nga Presidenti më 22 nëntor. Ai tha se kjo nisëm vjen në 10 vjetorin e ndryshimeve kushtetuese të 2008. Ndryshime që sipas tij, e kanë futur politikën në krizë pasi u bënë për interesa të veçanta.

 

Sipas Panaritit, nisma e presidenti është një gjë pozitive pasi në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, institucioni i Presidencës është I vetmi organ që mund të mbrojë Kushtetutën e vendit.

 

Ish-deputeti i LSI, theksoi gjithashtu se e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës në vend mbetet ajo e zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimit të një qeverie tranzitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *