Subscribe

Bisedimet mes Ankarasë dhe Athinës pas disa vitesh ndërprerje, pritet të rifillojnë në janar në Tiranë. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu gjatë një konference për shtyp i bëri thirrje ministrit të Jashtëm grek të takohen në Tiranë për t’u rikthyer në bisedime.

 

Vizitat e njëpasnjëshme të kryeministrit Rama nga Ankaraja në Athinë, duket se kanë lidhje me rolin e negocatiorit për të përcjellë mesazhet e krerëve të dy shteteve për të bërë të mundur mundësimin e uljes në negociata.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, studiuesi i njohur, Panajot Barka është shprehur se në këtë çështje, Rama luajti kartën e urës mes Ankarasë dhe Athinës për fushatë elektorale.

 

“Unë mendoj që kjo situatë, në planin e brendshëm, ka të bëjë me çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri dhe Rama në këtë moment luajti pikërisht këtë kartë të ‘urës’ midis Ankarasë dhe Athinës. Por, unë vë re që kjo gjë nuk qëndron. Duhet thënë që shtypi grek dale ngadalë fillon dhe e etiketon Ramën si ‘dorë e zgjatur’ e Erdoganit në Ballkan dhe Erdogani mundohet që me çdo kusht ta ndihmojë Ramën për të mbajtur sërish pushtetin dhe pikërisht këtu qëndron dhe ana tjetër që Greqia tregon një diplomacy të zhvilluar në këtë drejtim, sepse çështja e zgjedhjeve në Shqipëri është shumë e rëndësishme dhe kushdo të fitojë është e rëndësishme jo vetëm përShqipërinë, por edhe për rajonin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *