Subscribe

Partia Demokratike vazhdon të akuzojë dhe ti kërkojë llogari Edi Ramës mbi udhëtimet e tij në Gjermani dhe Suedi që sipas selisë blu janë bërë me charter duke shpenzuar shumë të mëdha.

 

Deputetja Pampuri kërkoi nga Rama shpjegime se me paratë e kujt ka zhvilluar udhetimin e fshehtë me charter, që vetëm karburanti i kushton 120 mije euro?

 

Me batuta alla foltore, Edi Rama njoftoi dje shqiptarët se paratë e taksave të tyre i kishte shpenzuar për të udhëtuar drejt Mynihut për të dhënë një intervistë për hallin e tij, për të pastruar imazhin e nxire nga krimi dhe korrupsioni . Rama nuk u dha pergjigje Shqiptarëve se kush e ka paguar qëndrimin në  resortin lluksoz në Ëildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Ëittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake. Rama nuk u dha pergjigje shqipëtarëve me paratë e kujt ka zhvilluar udhetimin e fshehtë me charter, që vetëm karburanti i kushton 120 mije euro?

 

Pampuri madje kërkoi nga Rama edhe përgjigje mbi pyetjen tjetër nëse ai ka udhëtuar apo jo ditët e fundit me charter në drejtim të Suedisë?

 

 

Sot në emër të Shqiptarëve po e pyesim sërish Edi Ramën: A ka udhëtuar ditët e fundit me charter në drejtim të Suedisë? Kush i ka paguar paratë e këtij udhëtimi? Edi Rama nuk i ikën dot përgjegjësisë për shpenzimin e parave të shqiptarëve me batuta bajate. Në kushtet kur 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri, Kur 50% e familjeve shqiptare,  nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre. Kur 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në tajon të energjisë, Edi Rama me paratë e tyre kryen udhëtime për hallet e tij dhe jo të shqiptarëve.

 

PD akuzoi kryeministrin se vetëm për luks në 8 vite, ai  ka shpenzuar 798.3 milionë euro nga paratë e shqiptarëve.

 

Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *