Deputetja e PD, Orjola Pampuri, në një intervistë për Vizion Plus ka folur për fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike dhe synimeve që kjo forcë politike ka në këto zgjedhje.

 

Gara juaj në këto zgjedhje është e limituar pasi nuk keni kandidatë në çdo bashki. Sa bashki synoni?

 

“Ne nuk kemi bërë një bilanc se sa bashki apo Këshilla Bashkiakë synojmë. Ne do të punojmë për të maksimalizuar votën në të gjithë bashkitë, ku kemi anëtarë Këshillash Bashkiakë dhe atje ku kemi kandidatë për bashki. Se si do dalim do e tregojë fundi. Puna do të jetë intensive në terren e kandidatëve, aty ku ka kandidatë dhe e anëtarëve të Këshillave Bashkiakë, aty ku nuk ka kandidatë. Nuk jemi ulur të diskutojmë sa kandidatë do të marrim në një situatë jo normale, ku u përfshimë në zgjedhje”, tha Pampuri.”Jemi përfshirë në një proces jo normal, në një PD të përçarë, që ka një arsye. Në fillim u kërkua një largim apo hapi prapa i dy personazheve, ku njëri prej tyre bëri hapa prapa, Basha dhe Berisha nuk bëri. Nuk shërbeu për bashkim, por pa që PD u përcca dhe më tej dhe sot ata demokratë me të cilët punuam në 2021 po tentohen të transferohen në një parti tjetër, që është jo e djathtë dhe është partia e Ilir Metës. Unë një pyetje do të kisha për të gjithë këta demokratë që do të shkojnë atje, do t’i japin votën Bashkimit për Fitore, nëse Ilir Meta, siç ka bërë plot herë, në një ditë të bukur vendos të bashkëpunojë me Edi Ramën, sepse nuk është e çuditshme, ka bashkëpunuar me Edi Ramën, ka ardhur ka bërë koalicion me PD, pra ka pasur lëvizje të herëpashershme. Nëqoftëse do të shkonte me Edi Ramën, cili do të ishte fundi i këtyre demokratëve, të cilët kanë 32 vite që kontribuojnë për këtë parti dhe nesër gjendet përballë Edi Ramës, Erion Veliaj apo kujtdo tjetër personazhi të majt. Është e dhimshme”, shtoi ajo.

 

Përse një demokrat dhe një qytetar duhet t’iu votojë ju në raport me forcat e tjera politike?

 

“PD ka histori brenda, ka 32 vite që ekziston. Është ajo parti që pjesë të historisë ka edhe anti-komunizmin, pjesë të historisë ka dhe pronarët, pjesë të historisë ka edhe frymën pro-atlantike dhe pro-perëndimore, pa mbështetjen e së cilës nuk do të kishte mbijetuar në asnjë moment dhe kjo është një arsye shumë e fortë, për të cilën PD erdhi 32 vite më parë dhe rezistoi këto 32 vite. Kjo është një arsye e fortë pse shqiptarët dhe demokratët duhet të votojnë alternativën e PD”, tha ajo.

 

Ju po bëni një fushatë me theks të fortë politik duke bërë akuza të forta dhe krahasuar Berishën me Ramën. Sa mund të qëndrojë një qasje e tillë politike në këto zgjedhje lokale?

 

“Edi Rama është kundërshtari ynë politik, deri në fund, deri në momentin që ai do të largohet nga karrigia e kryeministrit dhe sigurisht, asnjëri prej PD zyrtare nuk ka hezistuar të bëjë opozitë me të dhe nuk jemi as të shitur e as të blerë, për aq kohë sa jemi të pastër përballë tij. Problemi qëndron se Edi Rama kërkon një opozitë të dobët, të shantazhueshme, me të cilën mund të luajë dhe kjo është arsyeja pse ai mund të luajë shumë lehtë me një politikan “non-grata”, mund të luajë shumë lehtë me një politikan tjetër, kshuqë kjo është arsyeja pse Edi Rama do përballë një personazh të tillë dhe nuk do përballë, e madje mund të lincojë e përdorë etiketime të tilla, si jeni më të lehtë. Opozita që është e pastër, e papërfshirë, e papërlyer është më e fortë përballë Edi Ramës. Kjo është arsyeja pse Edi Rama zgjedh opozitën e tij dhe opozita e tij më komode është ajo e cila ka probleme, siç është “non-grata”.

 

Pas 14 majit do ta kenë më të vështirë apo më të lehtë për t’u bashkuar?

 

“Pas 14 majit do të fillojë organizimi që në qelizë e PD, nga seksionet deri tek kryetari i PD dhe jam shumë e sigurt se çdo demokrat do i rikthehet logos”, theksoi ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *