Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë ku babai aksidentoi me makinë fëmijën e tij 6 vjeç.

 

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e sotme në lagjen 6 të qytetit të Korçës. Burime policore bëjnë me dije se fëmija kur ka pa makinën e babait ka shpejtuar për ti dalë përpara me biçikletë por duket se ky moment ka qënë i rëndë për fëmijën nga njëra anë por edhe babain nga ana tjetër që e ka pasur krejt të pamundur të frenojë për të shmangur aksidentin.

 

Goditja ka qënë e menjëhershme edhe e fortë aq sa babai e ka marrë fëmijën e tij 6 vjeçar poshtë mjetit duke e plagosur rëndë. Burime pranë Spitalit të Korçës bëjnë me dije se gjendja e 6 vjeçarit vazhdon të jetë e rëndë dhe nuk përjashtohet mundësia për ta dërguar në spitalin e traumës. Policia ka shoqëruar në komisariat babain e 6 vjeçarit ku dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *