Subscribe

“Vizion Plus” ka siguruar pamjet e vrasjes që tronditi Vlorën këtë të mërkurë, ku viktimë mbeti 31-vjeçari Tauland Gjikaj.

 

Siç duket edhe nga pamjet, i riu është duke ecur në trotuar në momentin që një makinë luksoze ndalon para tij.

 

Prej mjetit zbresin dy persona, i afrohen Tauland Gjikajt dhe më pas njëri prej tyre e qëllon për vdekje.

 

Pas kësaj skene, ata largohen me shpejtësi me makinë. Kurse Tauland Gjikaj lihet i shtrirë në trotuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *