E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

PAMJE/ Vritet gazetari 25-vjeçar në Meksikë, të shtënat sapo mbaroi intervistën me kryebashkiakun

Gazetari 25-vjeçar, Mauricio Cruz Solis, u qëllua për vdekje me armë zjarri në Meksikë. Vrasja ndodhi në shtetin e Michoacan pak minuta pas një interviste që ai zhvilloi me kreun e këtij rajoni.

Në fakt, një kamera sigurie ka regjistruar tingujt e të shtënave ndaj tij.

Vrasjet e gazetarëve thuajse të gjitha mbeten të pandëshkuara, si dhe shumë vrasje të tjera, në Meksikë.

“Maurisio ishte më shumë se një koleg, ai ishte një mik i përkushtuar, një burim frymëzimi dhe një zë i palodhshëm në shërbim të komunitetit tonë”, tha radiostacioni për të cilin punonte.

Më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga viti 2000, sipas shifrave të OJQ-së Reporterët pa Kufi (Reporters sans Frontière, RSF).

Sipas një OJQ-je tjetër, neni 19, 2022 ishte viti më vdekjeprurës për shtypin në vend, pasi u regjistruan të paktën 13 vrasje të gazetarëve nga autoritetet./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë