Bilanci i dëmeve materiale nga tërmeti i 26 nëntorit me gjasë do të rëndohet se tepërmi pas vlerësimeve konkrete që do të bëhen në terren.

Kjo pasi janë shtuar denoncimet nga banoret e Tiranës mbi gjëndjen e rënduar në mjaft godina.

Në Vizion Plus ka pasur shumë telefonate në lidhje me dëmtimet e rënda që kanë marrë pallate dhe vila në kryeqytet.

Rasti i fundit ishte një pallat i madh në zonën e Astirit.

Dhjetëra familje kanë braktisur pallatin shumëkatesh që shihni në videon e mëposhtme.

Kjo pasi dëmtimet ( sic duken edhe në video) janë vërtet të frikshme.

Banoret thanë për Vizion Plus se shqetësimit të tyre i është përgjigjur vetëm Administratori i njësisë administrative të Kasharit. Ai mbërriti shumë shpejt në këtë pallat mirëpo vetëm kaq pasi nuk është ekspert vlerësimi, prandaj sic thanë banorët, është e nevojshme që në vendngjarje të mbërrijë sa më shpejt një grup vlerësimi dhe të vendose nëse është apo jo i rrezikshëm për banim ky ndërtim.

Nga pamjet duket rënia e mureve në një banesë, dhe carje të konsiderueshme në pjesë të ndryshme të pallatit.

Kamera e Vizion Plus në bazë të një vëzhgimi të shpejte që bëri këtë të premte në Tiranë evidentoi mjaft godina që kanë marrë carje të konsiderueshme.

 

Video e pallatit te demtuar ne Astir!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *