E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pamje magjike në plazhin e Darzezës, delfinët dhurojnë “shfaqje” pranë bregdetit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të hënë në plazhin e Darzezës, ku disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare, duke tërhequr vëmendjen e pushuesve.

Pamjet e rralla u filmuan nga qytetarët, të cilët u mahnitën teksa delfinët lëviznin lirshëm mes dallgëve. Skena shkaktoi emocion dhe entuziazëm, ndërsa të pranishmit nuk ngurruan t’i duartrokasin për “shfaqjen” e tyre të papritur.

Sipas njohësve të faunës detare, prania e delfinëve në këto ujëra është tregues i një ekosistemi të pastër dhe të shëndetshëm, duke e kthyer episodin në një lajm pozitiv për zonën bregdetare.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë