Mediat greke kanë publikuar fotot brenda shtëpisë ku 20-vjeçarja Caroline u torturua dhe u mbyt për vdekje nga bashkëshorti i saj, piloti grek, Babis Anagnostopoulos.

 

Fotografitë e publikuara janë nga dhoma ku u vra e reja në Glyka Nera të Greqisë.

 

Siç shihet edhe nga foto, gjithçka është kthyer përmbys, pasi Babis, pas vrasjes, inskenoi grabitjen, ku fillimisht u akuzuan shtetas shqiptarë.

 

Vihen re edhe ngjitësit izolues që ai ka përdorur për të lidhur veten. Në shtrat shihet celulari i tij, pajisja që në fund e tradhtoi dhe sirtarët e përmbysur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *