E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paloka: Siguria publike në sezonin turistik katastrofë

Nënkryetari i Partisë demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me ngjarjet nga kronika e zezë të ditëve të fundit.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Paloka shfaq dyshimet e tij në lidhje me sigurinë publike në vend.

 

Reklamë

Ndër të tjera ai akuzon policinë, se në këtë sezon turistik nuk është aq e vënmendshme sa duhet për ruajtjen e sigurisë  qytetarëve dhe turistëve.

 

“Siguria publike, ne pikun e sezonit turistik , katastrofe. Brenda një dite, vetëm dje, lajme që ngjallin trishtim; familje që janë nisur të gjejnë qetesinë ne pushime po përfundojne viktima te aksidenteve; pushues qe humbin jeten ne det ; ne mes te lokalit te mbushur edhe me turist te huaj, kercet pushka…

Policia bën deklarate “nuk ka asnje te lenduar”!!!

Sigurisht sepse policia nuk ka prioritet qytetaret. Policia e Agron Xhafajt eshte e angazhuar te percjelle tonelatat e droges drejt bregut tjeter. Eshte e angazhuar te krijoje alibite per krimet qeveritare . Policise nuk i intereson jeta dhe siguria e qytetareve , perkundrazi , ata jane kthyer ne rrezikun e qytetareve duke u vene ne sherbim te mafies ne pushtet.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë