Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka frikë nga populli pasi kudo që shkon vesh antiplumb.

 

Duke u ndalur tek takimi i të premtes i kryeministrit Rama në Kukës, Paloka në një reagim në “Facebook”, shprehet se qytetarët kukësian treguan që nuk e duan ashtu si dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve.

 

“Nuk mund te qendrosh me kryeminister i nje populli qe te urren dhe e urren. Dje ne Kukes, edhe pse solle mijera forca, perfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me antiplumb dhe prape nuk guxove te ballafaqoheshe me qytetaret por mblodhe me detyrim administraten e deri nxenesit e shkollave me canta ne krah, per te zbrazur urrejtjen tende per shqiptaret. Nuk te duan me, jo kuksianet por shumica e shqiptareve. Kjo nje njeri normal do ta bente te reflektonte por nje si ty e terbon. Ndaj do vazhdosh edhe pak te zbrazesh urrejtjen dhe arrogancen tende ndaj qytetareve, sic ke bere ne gjithe Shqiperine e dje ne Kukes. Por nje gje eshte e sigurte, njerezit kane nevoje per nje qeverisje dhe nje kryeminister normal, prandaj po te perzene kudo qe shkon me bisht nder shale. Jane qytetaret e vertete e normal te ketij vendi. Asnjeri prej tyre nuk eshte i droguar. I vetmi i droguar dje ne Kukes ishe ti Edvin…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *