E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paloka i përgjigjet Ramës: Ligji i ri synon bllokimin e SPAK, i tmerrohet drejtësisë

Nënkryetari i PD, Edi  Paloka i pergjigjet Rames sa I takon projekt ligjit të prezantuar këtë të hënë nga kryeministri për strukturën e re që do merret me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

 

Paloka thotë se “Ligji RKÇK” është në fakt plani B i Edi Rames per te penguar SPAK.

 

Reklamë

 

Rama sot tregoi dhe nje here se tmerri i tij eshte nje drejtesi e pavarur.  Ai qe bertiste me shume per reformen ne drejtesi, ne fakt ka bere gjithçka per te bllokuar SPAK dhe BKH.Qe diten e pare Rama tentoi qe hetimin ta kalonte ne dore te Sajmir Tahiri dhe “çunave” te Tahirit ne polici. Pasi kete ia rrezoi Gjykata Kushtetuese, Edi Rama beri gjithçka per te penguar e zvarritur ngritjen e SPAK dhe BKH. Sot, pikerisht, diten qe SPAK mori jete, Edi Rama vuri ne zbatim planin B, qe i jep policise se kontrolluar prej tij hetimin dhe gjykimin . Me pak fjale, Rama realizoi sot ate qe tentoi qe ne fillim; ngritjen e nje strukture qe nxjerr jashte loje SPAK e qe, ne vend qe te luftoje krimin dhe korrupsionin, do te marre persiper mbrojtjen e krimineleve, oligarkeve dhe te korruptuarve e, mbi te gjitha, mbrojtjen e politikaneve te lidhur me krimin duke kontrolluar vete hetimin, prishur provat dhe sabotuar venien e tyre perpara drejtesise.

 

Paloka shton se kjo strukture do të perdoret dhe si mjet presioni dhe shantazhi ndaj kujtdo qe kercenon pushtetin e tij, gje qe, ne fakt, ka bere deri me sot policia dhe prokuroria e kapur prej tij.Gjithçka, thotë drejtuesi I lartë I PD, ka te beje me friken nga SPAK dhe mbajtjen  me çdo kusht te pushtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë