Subscribe

Kryetari I këshillit kombëtar Edi Paloka u ka treguar gazetarëve të gjithë formularët, që delegatët kanë firmosur për mbledhjen e kuvendit në 11 dhjetor. Askush prej reporterëve nuk është në gjendje të verifikojë delegatët, që kanë firmosur pasi kuvendi kombëtar është një forum me më shumë se 7.600 anëtarë e janë mbledhur më shumë se 4.200 firma; por me këtë veprim Edi Paloka ka treguar se procesi është transparent për këdo

EDI PALOKA
KRYETAR I KESHILLIT KOMBETAR

“Unë kam detyrimin përderisa kam deklaruar që ditën e parë që kam marrë në dorëzim 4.200 formularë kam detyrimin tia vërtetoj kujtdo, gazetarëve por sidomos drejtuesve të partisë demokratike se ata janë më të interesuarit dhe përderisa e kam deklruar I dal për zot deri ditën e fundit. Këtu janë 4.200 formularë që kanë ardhur ditën e parë, kanë ardhur dhe të tjerë.”

Paloka ka shpjeguar se verifikimi I delegatëve është kryer gjithnjë në fillim të kuvendit nga një komision I posaçëm e njësoj do të veprohet edhe këtë herë. Sipas tij nëse kryetari Basha nuk e ngre komisionin u takon nismëtarëve të ngrenë, por duke përfshirë edhe palën tjeter; pasi sipas Palokës është e qartë se në PD ka dy grupime.

“Duam s duam ne janë krijuar dy palë, këta që kërkojnë kuvendin e kërkojnë se nuk kanë besim tek pala tjetër që normalisht duhet ta mbledhi. Pra është ky konflikt kështu që cdokush duhet të marrë pjesë në komision. Sigurisht këtë herë situate është e tensonuar ka problem dhe në mënyrë absolute që të vijë madje është detyrim dikush nga sekretariati, me listën e delegatëve dhe filani, ky thote sekretar I deges roskovec eshte ky delagati ketu.”

Për të rikthyer besimin që mungon Paloka ka propozuar një procedurë ndryshe verifikimi të delegatëve në 11 dhjetor

“Ajo qe une do kerkoje eshte qe ndryshe nga heret e tjera, le ti marrim nje nga nje e ti lexojne nje nga nje, 4 200 apo 5 mije”

Por debati në PD nuk është thjesht debat procedure; është më së shumti debat politik për drejtimin dhe të ardhmen e PD e sipas Edi Palokës të gjithë duhet ti binden shumicës

“Une nuk jam tek firmëtarët por sigurisht që do ti bindem shumicës dhe këu duhet ta bëjënë te gjihë të tjerët.”

Formularët do të qëndrojnë në zyrën e Edi Palokës deri ditën që do të mblidhet kuvendi kombëtar në 11 dhjetor, kuvend I cili deri tani nuk refuzohet nga kryetari Basha e mbështetësit e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *