Subscribe

I dërguari special i SHBA në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer I ka bërë apel palëve politike në Shqipëri që të dialogojnë në lidhje me reformën zgjedhore.

 

Gjatë forumit ekonomik në Davos, Palmer tha se themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta pasi zgjedhjet janë të lira dhe populli shqiptar ka pasur lirinë për të zgjedhur në mënyrë demokratike.

 

“Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *