Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan revista online EUobserver, duke iu referuar një interviste me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

 

MATTHEW PALMER

 

I DERGUAR I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR

 

U takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut. Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke në qendër. Ne do të dëshironim të shihnim njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues.

 

Por Palmer, sipas portalit, nuk i është përgjigjur pyetjes  nëse pozicioni i Shteteve të Bashkuara është kundër Gjermanisë, e cila ka deklaruar se marrëveshja për shkëmbim territoresh mund të destabilizojë rajonin.

Menjëherë ka reaguar i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke e quajtur një lajm të rremë dhe duke theksuar se duhej të pyetej edhe ai para se të publikohej artikulli.

 

RICHARD GRENELL

 

I DERGUAR I SHBA PER DIALOGUN

 

Lajm i rremë. Dhe, ju as që më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët, jam i fokusuar në zhvillim ekonomik e jo në politikë.

 

Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, është shpërfaqur fillimisht në vitin 2018.Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, i presidentit amerikan deklaronte atëherë se nuk përjashtohej opsioni i ndryshimit të kufijeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *