Banorët e një pallati që u shemb nga tërmeti në Shkozet të Durrësit nisin numërimin mbrapsht, pasi pas 6 muajsh pritet të përfundojë ndërtimi i pallatit të ri.
Pallati 5 katesh u shemb me shpërthim të kontrolluar një muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, pas dëmtimeve të rënda që pësoi nga ajo natë.
Procedurat për ndërtimin e pallatit të ri kanë zgjatur shumë, por dita e sotme ka nisur me hedhjen e shtresës së parë të betonit në ndërtesën e re. Të gjithë banorët kanë qenë të pranishëm në nisjen e punimeve së bashku me kryetaren e bashkisë Emiriana Sako. Banorët shprehen të lumtur që më në fund nisi ndërtimi i pallatit të ri.

Banorët kanë kryer edhe ritet tradicionale në raste të tilla, dy qengja janë therur, si diçka që sibolizon themele të forta për godinën e re. Pallati i ri do të ketë 2 kate shtesë, pasi bashkia ka menduar që aty të jenë zyrat e rajonit si dhe mjedise të tjera publike që do të menaxhohen nga vetë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *