Subscribe

Një tjetër person ka rene ne pranga nga policia e Durrësit,  pas 7 muajve kërkim nga uniformat Blu. Ai është Artur Terziu,  pronari i lokalit “ Barons”, i cili  ndodhej ne pallatin 6-katesh qe u fundos gjate tërmetit te 26 Nëntorit.

Qe prej 15 Dhjetorit kur prokuroria e Durrësit lëshoi 17 urdhër arreste te personave përgjegjës, për vdekjet nga tërmeti, Artur Terziu ishte ne arrti .

44-vjeçari, për te përfituar me shume hapësira ne biznesin e tij kishte bere ndërhyrje ne strukturën e një pallati gjashte katesh ne zonën e njohur si “Dy Gjelat”, ku humbën jetën dy persona.

Gjykata e shkalles se pare ne Durres kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Terziun.

Me herët edhe banoret e pallatit, akuzuan pronarin e ish-lokalit  si përgjegjës se shembjes se këtij pallati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *