Subscribe

Një apartament në afërsi të qendrës në Elbasan është përfshirë nga flakët këtë të martë.

 

Si pasojë e zjarrit të rënë kanë mbetur të izoluar banorët e pallatit, duke rrezikuar jetën.

 

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrëfikësve shuarja e flakëve ka qenë e pamundur per nje moment. Si rrjedhojë gjatë ndërhyrjes së zjarrëfikësve ka marrë pjesë dhe një helikopter shpëtimi nga radhët e Forcave Ajrore.

 

Gjatë ndërhyrjes ekipi zjarrëfikesve ka bërë te mundur evakuimin e një fëmije, te moshës 7 vjeç, e cila kishte mbetur e bllokuar në katin e 10 të pallatit.

 

Falë ndërhyrjes, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *