Subscribe

24 familjet e pallatit katerkatësh që u shemb me eksploziv në Shkozet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit, protestuan këtë të martë pasi nuk kanë marrë bonusin e qirasë.

Banorët thane se kanë aplikuar në bashki për bonusin e qirase, por kjo e drejte u eshte mohuar pasi rezulton se pallati i tyre është i banueshëm.

Duke e cilësuar si një vrasje tjetër, banorët i kërkojnë autoriteteve që t’i japin zgjidhje problemit të tyre per strehim.

Pallati 4-katësh në Shkozet u shemb me 8 dhjetor pasi u cilësua si rrezik potencial për banorët dhe ndërtesat perreth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *