“Pakti për universitetin”,Kolgega: Nuk përfitojnë vetëm studentët e ekselencës, por edhe të tjerët
Qeveria ka nisur zbatimin e paktit për universitetin pjesë e të cilit është edhe punësimi i studentëve ekselent.
Studentët më të mirë do të përfitojnë nga vendet e lira në administratën pulike dhe do të kenë mundësi të zgjedhin.
Për të folur më shumë reth këtij pakti në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë zëvendës ministri i Arsimit Shpat Kolgega.
Ne fjalën e tij në Vizion Plus, zëvëndës ministri Kolgega ka theksuar se “Pakti për Universitetet” nuk është hartuar vetëm për studentët ekselentë që vijojnë vitin akademik, por për të gjithë studentët shqiptarë të cilët kanë mbyllur studimet Bachelor dhe Master.
“Studentët që kanë mbaruar studimet nga mosha 21-26 vjeç kanë mundësi që të kryejnë praktike pune pranë institucioneve qëndrore, pranë bashkive, ose pranë kompanive private është një miks i këtyre tre komponentëve dhe janë rreth 2 mijë vende vakante të hapura ku studentët shqiptarë do të kenë mundësi të kryejnë këto praktike pune prej tre mujore. Gjatë kësaj periudhe do të jenë 200 nga më të mirët të cilët do të përzgjidhen nga secili institucion të cilët do të punojnë një vit me kontratë pranë këtyre institucioneve, thirrja është shpallur sot dhe është e hapur deri më 28 shkurt.”
Më poshtë intervista e plotë e zv.ministrit të Arsimit të dhënë për edicionin qendror në Vizion Plus.
Sa nga studentët ekselentë do të përfitojnë nga punësimi në administratë?
Në fakt programi i përfitimit të punës nuk është vetëm për studentët ekselentë por është një program për të gjithë studentët që kanë mbaruar studimet Bachelor ose Master, nga mosha 21-26 vjeç dhe kanë mundësi që të kryejnë praktike pune pranë institucioneve qëndrore, pranë bashkive, ose pranë kompanive private është një miks i këtyre tre komponentëve dhe janë rreth 2 mijë vende vakante të hapura ku studentët shqiptarë do të kenë mundësi të kryejnë këto praktike pune prej tre mujore. Gjatë kësaj periudhe do të jenë 200 nga më të mirët të cilët do të përzgjidhen nga secili institucion të cilët do të punojnë një vit me kontratë pranë këtyre institucioneve, thirrja është shpallur sot dhe është e hapur deri më 28 shkurt. I ftoj të gjithë të aplikojnë praktika.arsimi.gov.al, ku studentët nga mosha 21 deri në 26 vjeç mund të aplikojnë dhe të zgjedhin opsionin dhe vendin ku duan që të bëjnë praktikën e tyre.
Megjithatë duket sikur pakti për unversitetin është më afër ekselentëve, po studentët e tjerë çfarë përfitojnë?
Nga ky pakt do të përfitojnë edhe studentë të tjerë, studentët e ekselencës janë vetëm një pjesë e universitetit, por duhet ta pranojmë se pjesa më e madhe janë studentë të tjerë. Padyshim që ekselentët vlerësohen dhe kanë meritën e tyre megjithatë ne vlerësojmë të gjithë studentët shqiptarë, sepse të gjithë studentët kanë dije dhe kanë të drejtën e tyre që të kryejë praktikën dhe për tu punësuar. Ky është një program për të gjithë dhe në fund fare bëhet një vlerësim duke u bazuar jo vetëm tek nota por edhe tek eksperienca, dija dhe tek intervista që këta kandidatë do të bëjnë me të gjithë komisionet e insyitucioneve ku do të aplikojnë.
Kur mund të konsiderohen të plotësuar kërkesat e studentëve, pra kur realizohet plotësisht “Pakti për Universitetin” ?
Pakti kërkon kohën e tij për tu implimentuar, aktualisht pjesa më e madhe e kërkesave dhe kërkesa kryesore që ka të bëjë me tarifat është realizuar dhe plotësuar nga qeveria ndërkohë që ka disa elementë të tjerë që kërkojnë kohën e vet. Aktualisht kemi një drejtim të ri të ministrisë i cili u përmend se të gjitha këto objektiva do të plotësohen, edhe pse nuk mund tju them datë të saktë, por unë them me bindje se ne po punojmë fort për realizimin e të gjithë këtyre objektivave dhe programi i partive të punës është dhe një nga pikat që ne e kemi tejkalua, të paktën me studentët. Ne po ju japim më shumë mundësi studentëve tanë që të marrin eksperiencë dhe të punësohen.
Bojkoti i mësimit u mbyll dhe të hënën nis procesi mësimor në auditore por pedagogët kanë paralajmëruar grevë një herë në javë pasi kërkojnë anulimin e ligjit, a egziston mundësia e rishikimit të tij ?
Ne e kemi thënë se problemi nuk është tek ligji por tek implementimi i tij dhe ai grup pedagogësh sepse nuk mund ti përfshijmë të gjithë këtu se një pjesë e tyre vijojnë punën dhe japin mësim, kanë shfrytëzuar një moemnt që ishte ai i studentëve për të bërë një protestë me një drejtim të qartë politik. Ne i kemi takuar dhe i kemi ulur në tavolinë ata pedagogë dhe u kemi kërkuar arsyet dhe mundësitë se si mund të bashkëpunojmë. Megjithatë kjo nuk mund të pengojë procesin e mësimit, nuk mund ti pengojë që të humbasin vitin akademijk. Reformat që ne kemi ndërmarrë do të vazhdojnë po ashtu dhe procesi mësimor. Ne jemi të gatshëm që të negociojmë me atë grup pedagogësh që kanë qasjee shumë të qarta politike ne jemi të gatshëm dhe pse të parët janë gjithmonë studentët. Ndërsa ato pedagogë të cilët kanë kërkesa patjetër që derën e kanë të hapur.
Protesta e studentëve ka krijuar jo pak probleme për programin mësimor. Si do të rikuperohen orët e humbura dhe a parashikohet të shtyhet viti akademik ?
Nuk është konsideruar shtyrje e vitit akademik për momentin, secili universitet ka orët dhe procesin e vet të orëve të mësimit, disa universitete kanë qenë shumë përpara me orët e mësimit disa të tjerë jo, do të shfrytëzohen fundjavat, orët shtesë, pra është diçka që mund të rikuperohet. I gjithë procesi ka filluar me ritme të shpejta dhe të gjithë studentët pjesa më e madhe sot janë në mësim, dhe besojmë se deri në fund nuk do të ketë shtyrje të vitit akademik dhe probleme të tjera që lidhen me këtë situatë.




