Subscribe

Ashtu sic kishte paralajmeruar, qeveria finalizoi paktin per universitetin, nje dokument qe synon  ti jape zgjidhje te gjitha kerkesave dhe shqetesimeve te ngritura gjate protestave te studenteve dhjetorin e kaluar.

 

Ne prezantimin e paktit, kryeministri Rama iu drejtua edhe studentëve që kanë bllokuar auditorët, duke kërkuar bashkëpunim.

 

 

Duhet të bashkëpunojmë. Rri ngujohu dhe cfarë do të thotë kjo? Sekdina janë? Rri ngujohu dhe shiko në televizor a ka bërë gol ronaldo a jo? Ato kërkesa do të përmbushen, jo se i kërkoni ju por se janë të drejta.  Ato dhe shumë të tjera. Prandaj dokumenti i paktit është i hapur. Puna e paktit prandaj është, që gjithsecili të japi kontributin e vet, ne nuk jemi partia që i di të gjitha. NË bazë të paktit do të bëhet edhe angazhimi i palëve, dhe më pasë do të kryhet gjykimi.

 

 

Por ndërprerja e mësimit nga pedagogët, edhe për studentët që duan të rikthehen në auditore, për kryeministrin është e papranueshme.

 

 

Mos prisni ditën kur do bashkohem unë me studentët përballë jush dhe tju them studentëve se cfarë doni ju. Nëse e kam gabim akoma më mirë. Të mbarojë historia me doktorët e shkencave. Ju e dini shumë mirë se për cfarë flas unë, dhe e dini shumë mirë se cvfarë po ndodh. Problemi nuk janë studentët e ngujuar por pedagoget që nuk japin mësim. Qoftë edhe një studenty i vetëm ka të drejtën të marri mësim.Një gjë duhet të jetë e sigut, këtu duhet të ndajmë kush bën cfarë. Studentët e bënë detyrë, folën, unë i dëgjova por nuk di se sa i kanë dëgjuar studentët. Ne jemi gati të bëjmë sa mundemi, brenda mundësive dhe madje jashtë mundësive tona.  Por nuk mund të bëjmë më shumë se sa janë detyrat tona. Jua kam komunikuar të gjithëve, unë për vete këtë protestë nuk e lë, jam i gatshëm të marrë të gjitha përgjegjësitë, edhe për borën që bie, por për budalla njeri nuk më bën dot.

 

Kryeministri shtoi se vetëm dy nga kërkesat e studenteve janë themelore.

 

 

Nje është kostoja në raport me shërbimin e arsimit që marrin dhe 2 është vërtetësia e pedagogëve, janë ata që duken apo jo. Ne këtu nuk mund të lejojmë që pedagogët real të kthehen në shënjestër, dhe ata që nuk  janë real duhte të ndërrojë profesion.

 

Ndërkohë,  Rama bëri të ditur se takimet për paktin për universitetin do të zhvillohen në cdo universitet.

 

Dokumebti përmban në mënhyrë të detajuar gjithë problematikën e shkollave të larta, zgjidhjet e propozuara dhe afatet konkrete. Plani synon që universitetet të marrin më shumë mbështetje në një kohë sa më të shkurtër, duke përmirësuar cilësinë e arsimit dhe jetë studentore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *