Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet.
Vetëm në qytetpo trajtohen me paketa ushqimore 62 familje, të cilat kanë pësuar dëme të shumta në banesat e tyre si pasojë e vërshimit të ujit.
Sekretarit i Përgjithshëm i Bashkisë Pogradec, Dritan Babasuli, tha se në fshatin Rëmenj janë evakuuar 6 familje, të cilat do të përfitojnë bonus qeraje deri në momentin që banesat e tyre të rikonstruktohen .
Reshjet dhe stuhitë e fundit dëmtuan gjithashtu 7 ura, ndërsa është prekur edhe rrjeti rrugor në disa akse, përfshirë rrugën për në fshatin Grunjas dhe rrugë dytësore në zonat rurale të njësive administrative Çërravë, Buçimas dhe Mokër.
Situata vijon të monitorohet dhe ekipet janë në terren për vlerësim të plotë të dëmeve dhe ndërhyrje sipas nevojës./vizionplus.tv





