Deputeti i PS, Erion Bracce i është përgjigjur kritikave të Kryeministrit Edi Rama se fermerët janë keqinformuar dhe ndaj protestojnë.

 

Braçe shkruan se nuk është keqinformuar dhe as nuk i ka keqinformuar fermerët. Sipas ish-zëvendëskryeministrit me skemën aktuale të TVSH-së në bujqësi, humbet blerësi dhe për pasojë nuk ka interes të blejë prodhimin në vend.

 

Për të shmangur thellimin e humbjeve, Braçe thotë se duhet të TVSH-ja në blerje e në shitje, siç ndodh për produktet e tjera apo siç veprohet me sektorin e peshkimit.

Postimi i plotë:

Unë nuk keqinformohem! Unë nuk keqinformoj, as me qëllim politik, as me qëllim ekonomik apo përfitimi personal! Për bujqit, prodhimin, grumbullimin, përpunimin-brenda vendit, eksportin, them.

Ndaj po marr përsipër ta shpjegoj;

▪ Që bujku të prodhojë, duhet që ta shesë, të sigurojë të ardhura për të prodhuar përsëri dhe më shumë e për të jetuar;

▪ që bujku të shesë duhet që blerësi, grumbullues apo përpunues, supermarket, të ketë interes, pra të fitojë edhe ai ose minimumi të mos humbasë para; nëse humb para, pse të blejë?!

Skema 6% në blerje dhe 20% në shitje funksionon kështu:

▪ Bujku ka prodhuar e do të shesë 1 kg domate, çmimi 500 lekë (të vjetra);

▪ Blerësi që është grumbullues ose përpunues, ble 1 kg domate me çmim 500 lekë;

▪ Blerësi ka detyrim ligjor të autofaturojë blerjen me 6% tek bujku:

471.5 (vlerë e tatueshme)+28.5 (tvsh 6%)=500 lekë.

▪ Blerësi do dalë të shesë, pasi shton vlerën e 1 kg domate nga 500 në 650 lekë.

Blerësi tani si shitës, shet me 20% tvsh, pra i paguan qeverisë/tatimeve, 20% të vlerës në shitje:

20% e 650 lekëve=108.3 lekë tvsh.

pra:

Blerësi nga bujku (grumbullues, shitës, përpunues, shitës), krediton te bujku kur ble prej tij 6%=28.5 lekë;

Blerësi si shitës (grumbullues, përpunues), paguan tek qeveria 20%=108.3 lekë.

llogaria shumë e qartë:

108.3-28.5=79.8 lekë!

Blerësi nga bujku, kur i ble prodhimin bujkut, huuuuuumbeeeeeet 79.8 lekë për një kilogram domate! Me skemën e re 0 në blerjen e 20% në shitje, blerësi nga bujku, huuuuuuuumbeeeeeet 108.3 lekë!

Tani pyetje kam:

Përse duhet të blejë unë nga bujku kur humbas para? përse?

Nëse unë nuk blej sepse humbas para deri ne 16% të 500 lekëshit të një kg domate, përse duhet të prodhojë bujku? cili idiot apo bamirës do ja blejë prodhimin?

Askush!

Kaq e thjeshte është.

Të gjithë kemi shqetësimin e prodhuesit, unë, ministrja, kryeministri;

Por shqetësimi nuk zgjidhet duke thelluar dëmin, pra duke thelluar humbjen e blerësit, shkatërruar interesin e tij për të blerë nga bujku, për pasojë prodhimin e pashitur nga bujku! Ato që kërkohen nuk janë para më shumë;

Kërkohet barazimi i tvsh në blerje e në shitje si kudo në këtë vend, kudo jashtë këtij vend; siç tek peshkimi xhanëm! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *