Komisionit Evropian u ka bërë thirrje autoritetve shqiptare që të marrin parasysh rekomandimet e Këshillit të Europës dhe komentet e OSBE në lidhje me paketën antishpifje.

 

Në përgjigje të interesit të mediave Komisioni thekson se ka shqyrtuar paketnë legjislative dhe ka shprehur të gjitha shqetësimet gjatë gjithë procesit të hartimit të paketës.

 

Komisioni thekson më tej se në draft nuk janë marrë parasysh disa rekomandime të bëra nga aktorët ndërkombëtarë dhe kështu drafti ende ngre shqetësime.

 

Për Komsionin është e rëndësishme që të gjitha këto rekomandime – të përsëritura sot nga Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic – të merren parasysh siç duhet para se drafti përfundimtar të kthehet në ligj.

 

“Komisioni ka shqyrtuar paketën legjislative për median, ka bërë komente dhe ka shprehur shqetësimet gjatë gjithë procesit të hartimit të paketës. Komisioni u ka bërë thirrje autoriteteve që të marrin në konsideratë komentet e bëra nga OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, të mobilizuara nëpërmjet fondeve të BE, në mënyrë që të sigurojë përputhshmërinë me standardet europiane në fushën e lirisë së shprehjes. Këto rekomandime përfshijnë, ndër të tjera, kufizimin e qëllimit të rregullimit vetëm në shërbimet e mediave audio-vizive online, duke promovuar vetë-rregullimin, sigurimin e shqyrtimit të pavarur gjyqësor të ankesave të lidhura me median dhe forcimin e transparencës së pronësisë së mediave në vend. Komisionet parlamentare kanë miratuar mbrëmjen e kaluar një draft të rishikuar të paketës. Megjithatë, në draft nuk janë marrë parasysh disa rekomandime të bëra nga aktorët ndërkombëtarë dhe kështu drafti ende ngre shqetësime. Është e rëndësishme që të gjitha këto rekomandime – të përsëritura sot nga Komisionerja e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic – të merren parasysh siç duhet para se drafti përfundimtar të kthehet në ligj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *