Subscribe

Ndërsa liderët e rajonit zhvilluan takimin e radhës në kuadër të nismës “Ballkani I hapur” komuniteti I biznesit thotë se deri më tani marrëveshjet e nënshkruara nuk kanë prodhuar efekt ekonomik.

Eduart Sharka, kreu I sindikatës së fermerëve sqaron se po anashkalohet edhe marrëveshja e Ceftës, pasi s’mund të ketë një treg të hapur, pa patur kuota që të mbrojnë prodhimin e vendas.

 

Unë nuk shoh që të ketë efekte pozitive ekonomike. Madje përkundrazi ka efekte negative. Marrëveshja e Cefta-s mes vendeve të rajonit, parashikon që për produkte të caktura, në shteve të ndryshme që subvencionohen nga qeveria, pra kostoja e tyre nuk del nga tregu i lirë, kur të importohen duhet të apikohet tarifë dhe një kuotë e caktuar, pasi dëmton prodhimin vendas. Unë po shoh që këto marrëveshje po e anashkalojnë këtë pikë të Ceftas.

 

Sipas tij nisma ka më shumë karakter politik sesa ekonomik, ndërsa Shqipëria po rrit varësinë saj nga produktet bazike serbe, si drithërat apo qumështi.

 

Si mund të nënshkruash ti marrëveshje pa ruajtur prodhimin vendas kësaj i thotë të shkatërrosh bujqësinë tendë, pasi këto marrëveshje nuk specifikojnë këtë problematikë. Thuhet se janë thjeshtuar procedurat, por nëse kjo është e vërtet pse u bllokuan importet e grurit ngaq Serbia dhe duhej rinegociuar sërish?

 

I vetmi efekt pozitiv sipas Sharkës është lëvizja e lirë e punëtorëve mes tre vendeve, pasi janë thjeshtësuar procedurat e lejeve të punës

 

Me thjeshtimet e procedurave për leje qëndrimi dhe pune i vetmi avantazh është që disa serb të mund të na vijnë të punojnë në tregun tonë, kryesisht në turizëm, ndërsa e anasjellta duket e vështirë. Kush ka mbetur këtu tek ne që të iki në Serbi apo Maqedoni?

 

“Ballkani i hapur” nisi të funksionojë në fund të vitit 2019, mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Deri më sot janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh me karakter ekonomik, por nuk është bërë një analizë e përfitimeve të mundshme të kësaj nisme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *