Subscribe

Vizion Plus ka siguruar videon nga momenti para ekzekutimit të 27-vjeçarit Mehmet Qema nga shoku i tij, Marjus Dema. Ky i fundit u vetëdorëzua këtë të martë në polici.

 

Siç shihet nga pamjet, autori ndodhet në këmbë, ndërsa në dorë mban armën e zjarrit, të cilën e drejton nga viktima.

 

Qema dhe Dema, së bashku me disa të rinj, kanë qenë bashkë në lokal për disa orë në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Ende nuk dihet në çfarë rrethanash Marjus Dema ka qëlluar me një plumb në gjoks 27-vjeçarin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *