E hënë, 12 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Pak orë para protestës, Berisha u bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Të bashkohemi në bulevardet dhe rrugët e Tiranës

Opozita do të rikthehet në shesh këtë të martë, në protestën e tretë kombëtare për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëzimin e Belinda Ballukut përballë drejtësisë.

Pak orë para protestës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Reklamë

Berisha: Unë erdha përsëri t’u drejtoj thirrjen time si shqiptari-shqiptarit, si qytetari-qytetarit, të bashkohemi sot në bulevardet dhe rrugët e Tiranës në një nga momentet më kritike të historisë tonë. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi në atë bulevard, në ato rrugë, në ato sheshe për të përcjellë mesazhin tonë se ne nuk pajtohemi kurrë me një organizatë hajdutësh, që u ka vjedhur shqiptarëve shuma përrallore të buxhetit, pasuri të pafundme publike, ka vendosur ligjin e mafies dhe tani do me çdo kusht t’u vjedhë të ardhmen evropiane.

Berisha ka treguar edhe skenarin e protestës.

Reklamë

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore që do të përcjellë, sot më shumë se kurrë, në vatrat e të gjithë shqiptarëve, por edhe në Bruksel, Uashington, Berlin dhe qendra të tjera kryesore, se ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraturë. Dhe jemi të vendosur që të mbrojmë me çdo çmim, vlerat e përbashkëta që njerëzit e lirë ndajnë në Shqipëri dhe botë.

Kreu i PD-së theksoi se këto protesta janë jetike në këto momente, pasi akuzon kryeministrin Rama se ka tejkaluar çdo lloj ligji.

Vazhdo të lexosh

Reklamë