Nje 27 vjeçare me probleme mendore i ka vënë zjarrin shtëpisë së saj. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dishnicë të Korçës.

 

Nga flakët janë djegur pothuajse plotësisht dy dhoma të shtëpisë, ndërsa edhe vetë 27 vjeçarja ka marrë djegie në një pjesë të trupit ndërkohë që babai dhe vëllai i saj kanë dalë në kohë nga shtëpia. Kryeplaku i fshatit Dishnicë, Spiro Xharo thotë që Klaudia Bregu ka vetëm disa ditë që është kthyer nga spitali psikiatrik i Elbasanit.

 

Gjithnjë sipas tij, edhe babai i saj Islam Bregu ka shfaqur probleme të shëndetit mendor, por ata nuk janë njerëz të dhunshëm dhe nuk kanë shkaktuar probleme në fshat.

 

Policia ka shoqëruar në komisariat autoren e zjarrvënies, ndërsa më pas pritet të rikthehet sërisht në spitalin psikiatrik në Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *