Subscribe

Qeveria nëpërmjet një akti normativ ka shtyrë me dy muaj afatin që personat e dy punësuar duhet të deklarojnë në tatime të ardhurat vjetore.

Afati fillestar ishte prill 2021, por në relacion qeveria argumenton se për shkak se kjo procedurë kryhet për herë të parë këtë vit,vendosi të japë më shumë kohë duke përcaktuar afatin final 30 qershor. Në total janë 68 750 individë që rezultuan të dy punësuar gjatë 2020, të cilët duhet të plotësojnë deklaratën e të ardhurave vjetore.

Shumë prej tyre ka qenë të paqartë për plotësimin e saj, ndaj shtyrja  me dy muaj të këtij afati do të shërbejë për t’u informuar më mirë.

Kjo deklaratë plotësohej më parë vetëm nga ata që tejkalonin të ardhurat vjetore mbi 2 milion lekë, ndërsa risia e ligjit është që këtë vit duhet ta plotësojnë edhe të dy punësuarit.

Totali i të ardhura mblidhet dhe i nënshtrohet tatimit, ku përjashtohet vetëm një herë shuma e patatueshme prej 30 mijë lekësh në muaj . Pjesa tjetër e të ardhurave nëse i kalon 150 mijë lekë në muaj do t’i nënshtrohet tatimit prej 23 %.

Në aktin normativ thuhet se janë zeruar edhe penalitetet që vijnë si pasojë e mos plotësimit të kësaj deklarate në prill 2021.

Ligji parashikon se nëse nuk e plotësoni deklaratën deri në 30 qershor, në 1 korrik sistemi i tatimeve gjeneron automatikisht penalitetin prej 5 mijë lekësh për person, paralelisht çdo ditë ka edhe një interes mbi detyrimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *