Policia e Korçës ka arrestuar Eno Flamuraj, 38-vjeçari i cili në muajin shkurt të këtij viti porositi djegien e makinës së ish policit.
Në atë kohë, policia arrestoi shtetasin J.M., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i njohur me nofkën “Dadëmi”, i cili pranoi autorësinë dhe shtoi se ishte paguar 50 mijë lekë.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjatë kontrollit në ambientin ku u kap Flamuraj, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Strukturat e DVP Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 26.02.2026, në qytetin e Pogradecit, ku u dogj automjeti i një shtetasi, në bazë të informacioneve të sigururara në rrugë policore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit të Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur.
Gjatë kontrollit në ambientin ku u kap ky shtetas, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.







