Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me asambletë soicialiste në njësitë 5,6, 13 dhe 14.
Në fjalën e tij, Rama renditi arritjet e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë tha se në sektorin privat pagat janë duke u rritur.
Ai shtoi se ka bërë ulje të çmimit të energjisë elektrike, teksa theksoi se 43 zona urbane dhe 98 zona të tjera rurale në Tiranë kanë ujë 24 orë në 7 ditë të javës.
Rama: Pagat në sektorin privat janë duke u rritur me shpejtësi. Në Evropë taksat të këpusin në mes, Shqipëria i vetmi vend pa taksë për biznesin e vogël, zero taksë. Ne jemi këtu për t’i bërë akoma më mirë.
50% e mileteve nuk e paguanin energjinë. Kemi bërë uljen e parë të çmimit të energjisë që nga viti ‘90. Po t’i kthehemi pak historisë, nuk ka pasur kurrë ujë në 24 orë në 7 ditë të javës, as në fshatra e as në Tiranë. Kur ne morëm detyrën, në Shqipëri kishte vetëm katër zona me furnizim 24 orë me ujë. Sot janë 43 zona urbane dhe 98 zona të tjera rurale që e kanë ujin 24 orë. Mbulimi me ujë në 24 orë në pjesën më të madhe të popullsisë është mënyra se si ne kemi ecur me investimet.
Këto janë gjëra të bëra dhe që janë një bazë shumë e mirë për të kuptuar sa shumë gjëra duhen akoma. Mund të bëhen tani më thjesht dhe më shpejt, se është vënë një bazë shumë e mirë.
/vizionplus.tv





