Subscribe

Paga mesatare bruto në Shqipëri në fund të vitit 2023 arriti në 75 mijë lekë në muaj nga 66 mijë që ishte në fund të 2022. E thënë ndryshe, në krahasim me vitin 2022, rritja është 13 .7 %

Të dhënat nga instituti i statistikave evidentojnë se sektori publik është ai që ka udhëhequr rritjen e pagave. Në shtet pagat janë rritur mesatarisht me 13 mijë lekë në muaj, ndërsa në sektorin privat rritja ka qenë më e kufizuar, mesatarisht me 7300 lekë.

Kjo rritje dyshifrore e pagës mesatare vjen si pasojë e reformës së paralajmëruar nga qeveria për ta bërë në 2024 pagën mesatare në shkallë vendi në 900 euro.

Duke ju referuar të dhënave nga INSTAT, aktivitetet më të paguara vijojnë të jenë në sektorin financiarë, komunikim, e ndjekur arsim /shëndetësi e më pas nga aktivitet e pasurive të patundshme. Ky i fundit reflekton dhe bumin e lejeve të ndërtimit dhe shit-blerje pasurive të patundshme në zonat urbane por edhe në ato bregdetare.

Ndërkohë paga më e ulët mbetet në sektorin e bujqësisë me 49 mijë lekë në muaj.  Të dhënat e institutit të statistikave flasin për një rritje page në të gjitha aktivitetet. Ky fakt lidhet edhe me krizën më të madhe që po kalon tregun i punës që është mungesa e fuqisë punëtore. Qeveria pritet të rrisë më tej pagat në sektorin publik gjatë këtij viti.

Ndërkohë që pritshmëritë e biznesit janë që rritja e pagave do të vijojë edhe gjatë 2024, duke u përqendruar më së shumti në profesione të veçanta ku ka mungesë specialistësh./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *