E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Paditi Veliajn për shpifje/ Gjykata e Posaçme rrëzon akuzat e Grida Dumës

Erion Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Grida Duma. Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e deputetes Duma për shpifje nga ana e kryebashkiakut të Tiranës.

 

Veliaj gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim. Kjo gjë bëri që Duma ta padiste kreun e Bashkisë së Tiranës, padi e cila u rrëzua nga Gjykata.

 

Reklamë

Edhe organi i akuzës ishte në të njëjtën linjë me Gjykatën teksa nënvizoi se  kryebashkiaku s’ka shkelur ligjin dhe s’ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.

 

Përplasjet në distancë mes Veliajt dhe GRida Dumës kanë qënë të shpeshta gjatë viteve të fundit, sidomos në gara zgjedhore. Edhe në fushatën e 25 prillit, Grida Duma bëri një premtim public, teksa sfidonte Veliaj me fitore të thelle të PD në Kavajë dhe Rrogozhinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë