Partia Demokratike reagoi menjëherë pas kallëzimit të bërë nga ana e PS për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një njoftim për mediat, PD akuzoi Edi Ramën se po bën çmos që të pengojnë lajmet që tregojnë të vërtetën për situatën dhe masat kundër koronavirusit.

 

“Pa ide, i papërgatitur dhe i papërgjegjshëm, Edi Rama po kërkon të fusë të vërtetën në karantinë. PO bën gjithçka që të politizojë denoncimet që nxjerrin në pah dështimin e tij dhe të qeverisë së tij për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi. Këtë herë dështimi i Edi Ramës rrezikon jetë, kështu që asnjë padi, kërcënim apo shantazh nuk do të na largojë ne nga misioni për të thënë të vërtetën.”

 

Sipas demokratëve, lajmi i Sali Berishës për të moshuarën që ndërroi jetë nga koronavirusi në Durrës dhe ai për maskat e skaduara janë të vërteta.

 

“Mjaftojnë vetëm këto dy raste për të kuptuar shkallën e lartë  të papërgjegjshmërisë së këtij kryeministri, që deri para pak ditësh siguronte shqiptarët se nuk ishin të rrezikuar dhe se ky ishte thjesht një grip. Edi Rama nuk mund ta fusë dot në karantinë të vërtetën dhe opozitën. Nuk ka kallëzim apo padi që mund të ndalë Partinë Demokratike të ngrejë zërin për sigurinë e qytetarëve.”

 

PS depozitoi në Prokurorinë e Përgjithshme një padi për ish-kreun e PD duke e akuzuar se përhap panik me lajmet e rreme në llogarinë e tij në “Facebook”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *