Subscribe

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli deklaron se është mbështetës i Ballkanit të Hapur.

Në një lidhje direkte në emisionin 7pa5 në Vizion Plus, Pacolli u shpreh se nuk mund të jetë në jehonën e atyre që nuk njohin parimet e “Ballkanit të Hapur”.

Sipas tij, parimet e kësaj iniciative janë parime që do e ndihmonin shumë Kosovën.

 

“Unë nuk mund të jem në jehonën e atyre që vetëm flasin e nuk dinë çfarë flasin. Nuk i njohin parimet e Ballkanit të hapur. Unë jam mbështetës i Ballkanit të hapur, kam qenë mbështetës i idesë edhe më përpara. Kur kam qenë Presidend, kam ardhur në Shqipëri dhe kam folur për një rajon me tregti të lirë, një rajon që do të kthehej në një paradhomë për BE për të hyrë në atë sallonin e madh të Bashkimit Europian. Unë e di se parimet e kësaj inicitive janë parime që do e ndihmonin shumë Kosovën edhe për afirmimin e saj si shtet i pavarur edhe ne ekonominë e saj edhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Pacolli.

 

“Ballkani i Hapur” eshte nje proces qe ka larguar ne qendrime kryeministrin Rama, njekohesisht nje mbeshtetes i madh i kesaj iniciative dhe kryeministrin e Kosoves Albin Kurti, qe eshte rrjeshtuar kunder.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *