Subscribe

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për vizitën e tij në Kosovë në një moment kyç, pas incidenteve të shënuara në pikën e kalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës.

 

Teksa e konsideroi vizitën e tij shumë të nevojshme, Pacolli rrëfeu se në fokus të bisedës ishte situata shqetësuese në veri të Kosovës.

 

Ai përsëriti edhe njëherë mesazhin e kryeministrit Edi Rama se “Shqipëria qëndron fuqishëm në krah të Kosovës”.

 

“Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas formimit të qeverisë së re, pata nderin të pres kryeministrin shqiptar, Z. Edi Ramën me kolegë, me të cilin diskutuam mes tjerash edhe për situatën në veri të Kosovës. Vizita e Kryeministrit shqiptar, në këte moment delikatë është shume e nevojshme dhe Kosova duhët të shtrytëzoj këte për forcimin e lidhëshmerisë, në çdo aspekt me Shqipërinë. E falënderova për vizitën dhe mbështetjen e tij për vendin tonë. Biseduam për nevojën e madhe të funkcionalizimit të të gjithë mekanizmave paqësor në mënyrë që të çtensionohët situata në veri dhe t’i hapet rrugë dialogut. Mesazhi i sotëm i Kryeministrit Rama ishte i qartë se Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës, në secilen variante që garanton zgjidhje të problemit duke mos rrezikuar jetrat e qytetarëve, qe garanon levizjen e lirë dhe ruan integritetin teritorial të vendit”, shkruan Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *