E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Pa ujë të pijshëm prej vitesh, banoret e Gjoricës bllokojnë rrugën kombëtare

Dhjetëra banorë të njësisë administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës protestuan këtë të shtunë për mungesën e ujit të pijshëm. Ata bllokuan për rreth një ore rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi.

 

Banorët thonë se uji i pijshëm ne këtë zone mungon prej vitesh. Ndërsa ujësjellësi i nisur katër vite më parë nuk po përfundon.

 

Reklamë

Te irrituar, banorët paralajmërojnë se nuk do të lënë asnjë kandidat që të bëjë fushatë në fshatin e tyre, pa u zgjidhur problemi i uji të pijshëm.

 

Protestuesit thanë se do të rikthehen çdo ditë për te bllokuar rrugën nacionale, derisa problemi i tyre të marrë përgjigje konkrete nga autoritetet.

Më shumë video

Reklamë