E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 9 minuta më parë
Vendi

Pa maska dhe pa distancë/ Mijëra persona marrin pjesë në festivalin e muzikës në Wuhan

Mbi 11 mijë persona morën pjesë në një koncert në Wuhan, epiqendra e pandemisë një vit më parë, të cilët shfaqen duke kërcyer dhe kënduar. Ata shihen pa maska dhe jo në distancë nga njëri-tjetri.

 

Për shumë njerëz, ky imazh mund të duket e “çuditshme”, pasi kohët e fundit ka qenë gati e pamundur të kemi parë a të jemi ndeshur me turma të tilla.

 

Reklamë

Kina doli nga urgjenca shëndetësore pas një periudhe të gjatë bllokimi dhe rregullash strikte, të respektuara pa shumë kundërshtime nga qytetarët.

 

“Vitin e kaluar  në vuajtëm nga koronavirusi. Nuk ka qenë e lehtë të arrijmë këtu ku jemi sot. Në kemi bërë përpjekje të mëdha dhe kemi paguar një çmim të madh. Kështu që ndihem shumë i entuziazmuar që jam sot në këtë festival”, u shpreh një student 23-vjeçar dhe banor i Wuhan-it, Gao Yuchen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë