Subscribe

Teksa sqaroi shqiptarët për shumë pyetje që kishte marrë për gjëndjen aktuale të fatkeqësisë natyrore nga COVID-19, kryeministri Rama nuk harroi pjesën dërrmuese të popullsisë që sipas tij kanë rezistencë të mrekullueshme në këtë luftë të pazakonte.

 

Ai deklaroi se pa këtë vullnet te qytetareve dhe pa marrjen e shpejtë të masave që në fillim të pandemisë, sot mund të kishim pasur mijëra viktima në Shqiperi dhe jo vetëm 17.

 

“99.99% e qytetarëve kanë bërë një rezistencë të mrekullueshme në këtë luftë me një armik të rrezikshëm dhe të padukshëm. Ilaci më I mirë sot, kundër këtij armiku të padukshëm dhe të rrezikshëm është rezistenca popullore. Nëse ky armik nuk do të na vrasë, ai do të forcojë edhe më shumë.  Pa masat e marra do te ishim futur ne nje tunel nga ku mund te mos dilnim pa mijera te”, tha Rama.

 

Kryeministri Rama shtoi se misioni i qeverisë në këtë gjëndje është të mbroje popullin me cdo kusht, përtej kostove ekonomike.

 

“Disa nga vendimet tona nuk kuptohen, disa nuk duan ti kuptojnë. Mirëpo ne jemi të vendosur që të mbrojme me cdo kusht popullin pavarësisht pakënaqësive dhe sulmeve historike, nga partia e Sudes. Ju kujtojme që paketa ekonomike e ndihmës që kemi kaluar është 2.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *