Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Zjarri në Levan, flakët u afrohen banesave, rrezikohet edhe...

“Këta të gjithë vjedhin, bashkëpunojnë”, banorët nisin ankesat në...

“Më rrezikohet banesa, mora prindërit dhe u largova”/ Zjarri...

Rusia godet me dron ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë...

“Dritë në fund të tunelit” për Anis Mehmetin, trajneri...

“Zjarri në Fier vijon të jetë kritik”, Shefi i...

Zjarr në Gostimë të Cerrikut, flakët rrezikojnë banesat

Gjykata e Tiranës liron 14 protestuesit

1.98 metra dhe këmbë prej magjistari, Woltemade gati të...

Zjarr i përmasave të mëdha në Fier-Levan, rrezikohen banesat,...

Osmani në SHBA: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

23 Shtator 16:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se administrata amerikane ka bërë punë të mirë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë, por theksoi se Beogradi paraqet një kërcënim të vazhdueshëm për Prishtinën.

Në një intervistë për Fox News, Osmani u pyet nëse Kosova dhe Serbia ishin buzë një konflikti në qershor. Osmani tha se fqinjit verior të Kosovës i “pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here”.

Ajo tha se Serbia në të kaluarën, kur udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviq ishte përgjegjës për një sërë konfliktesh, por edhe tani, sipas saj, në udhëheqjen e Serbisë ka ende njerëz “të cilët pëlqejnë të kapen pas së kaluarës dhe të na kthejnë të gjithëve në të kaluarën, teksa ne dëshiron të shohim nga e ardhmja”.

“Presidenti [amerikan, Donald] Trump na ka ndihmuar shumë në mbështetje të paqes, për ta ruajtur paqen dhe për të shpëtuar jetë”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës tha se me Serbinë në vitet e fundit ka pasur një sërë tensionesh, përfshirë edhe sulmin në Banjskë më 2023, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës duke e vrarë një rreshter.

Kosova fajëson Serbinë për këtë rast, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

“Ne arritëm ta zmbrapsim atë me mbështetjen e aleatëve tanë të NATO-s. Megjithatë, ekziston një kërcënim i vazhdueshëm që vjen nga Serbia. Në majin e kaluar, padyshim, pati një tjetër përpjekje tensioni, nëse mund ta quaj kështu, dhe kjo administratë ka bërë një punë të mrekullueshme për të parandaluar që këto të përshkallëzohen”, tha Osmani.

Osmani tha se mbështet politikën e Trumpit “paqe përmes forcës”, pasi sipas saj, ky është mesazhi i vetëm që autokratët e kuptojnë.

Muajt e fundit, presidenti Trump disa herë ka deklaruar se ka parandaluar një përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë. Osmani ka konfirmuar deklaratat e udhëheqësit amerikan, duke thënë se në maj kishte pasur informacione për veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën.

“Më konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve kam pasur takime me institucionet e sigurisë të cilat më raportojnë si presidente. Jemi siguruar që çdo institucion në Kosovë ka mobilizim të duhur për mbrojtje të vendit”, ka thënë ajo në korrik të këtij viti.

Serbia ka mohuar këto pretendime të Osmanit.

Ndryshe, Osmani në SHBA po merr pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku po zhvillon takime të ndryshme. Trump pritet t’i drejtohet OKB-së më vonë gjatë 23 shtatorit./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove Osmani Serbia Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Levan, flakët u afrohen banesave, rrezikohet edhe servisi i makinave

më shumë...

“Këta të gjithë vjedhin, bashkëpunojnë”, banorët nisin ankesat në takimet me deputetët! “BESA” zbret në terren

më shumë...

“Më rrezikohet banesa, mora prindërit dhe u largova”/ Zjarri në Peshtan, banorët: Mund të ishte parandaluar, po humbasim gjithçka

më shumë...

Rusia godet me dron ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:53

Zjarri në Levan, flakët u afrohen banesave,...

6:40

“Këta të gjithë vjedhin, bashkëpunojnë”, banorët nisin...

6:22

“Më rrezikohet banesa, mora prindërit dhe u...

5:55

Rusia godet me dron ndërtesën e Shërbimit...

5:52

Zjarri në Qafën e Koshovicës, rrezikohet përfshirja...

5:44

Zjarr në fshatin Bilaj, rrezikohen disa banesa,...

5:14

Krujë/ Zjarr në zonën e Grepëzit, era...

5:12

“Dritë në fund të tunelit” për Anis...

5:03

“Zjarri në Fier vijon të jetë kritik”,...

4:56

Zjarr në Gostimë të Cerrikut, flakët rrezikojnë...

4:48

Gjykata e Tiranës liron 14 protestuesit

4:42

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:33

1.98 metra dhe këmbë prej magjistari, Woltemade...

4:06

Zjarr i përmasave të mëdha në Fier-Levan,...

3:53

Sa kafe mund të pimë në ditë?...

3:45

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona...

3:41

Lamallari në Kukës: Siguria nis nga komuniteti,...

3:34

Disa shkolla ende në rikonstruksion në Durrës,...

3:30

Ecuria e regjistrimit në universitete, interes për...

3:28

Varrimi shtetëror për Mlladiç, Marta Kos anulon...

Më të klikuarat

  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli, burg për...
  • “Sheiku i Basteve” ekzekutohet brenda palestrës, kamerat fil...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.