Anëtarësimi i rajonit në Bashkimin Evropian është i domosdoshem dhe duhet të realizohet sa më shpejt. Deklarata vjen nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjatë një interviste për mediat turke, kritikoi Brukselin zyrtar për vonesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në hapjen e negociatave.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E  KOSOVËS

“Shpresoj se do të përshpejtohet procesi i BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky proces është vonuar për rajonin dhe nuk shohim asnje arsye pse ndodh kjo.Por nuk mund te themi te njejten gje edhe per serbinë.Nuk mundeni të kërkoni anëtarësim në BE duke bërë gjithçka me Rusinë në aspektin ekonomik, ushtarak dhe tregtar, duke rritur ndikimin e Rusisë në rajon. Duhet të vendosin se çfarë duan. Për rajonin tonë BE-ja duhet të jetë opsioni i vetëm. Ne nuk kërkojmë një opsion tjetër.”

 

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është thelbesor për normalizimin e marrëdhënieve në rajon, por Osmani  theksoi se njohja e pavarësisë dhe ndryshimi i kufijve nuk negociohen

 

“Dialogu ynë aktual ka të bëjë me të qenit në gjendje të jetojmë krah për krah si dy fqinjë, duke hequr pengesat në tregti, duke folur për të zhdukurit në luftë dhe duke diskutuar mbi çështje për të mirën e popujve të dy vendeve sovrane. Pavarësia dhe kufijtë e Kosovës në asnjë mënyrë nuk do të vijnë në tryezë, duke tërhequr vëmendjen se hapja e këtyre çështjeve për diskutim do të destabilizonte rajonin. Me përshpejtimin e njohjes së Kosovës, integrimi evropian gjithashtu do të përshpejtohet.”

 

Presidentja e Kosovës zhvilloi një vizitë dyditore në ankara ku u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan si dhe me zyrtarë të tjerë. Pala kosovare ka kërkuar mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

 

 

 

 

Titra

VJOSA OSMANI KRITIKON BRUKSELIN

“VONOHET TIRANA E SHKUPI, FAVORIZOHET SERBIA QE BEN GJITHÇKA ME RUSINE”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *