Subscribe

Festat e fundit vitit shoqërohen me një rritje të konsumit të energjisë, për shkak se qytetarët qëndrojnë më gjatë në shtëpi, gatuajnë më shumë, por edhe për shkak të kushteve atmosferike. Ky fakt rrit mundësinë edhe për defekte në linja,  por operatori i sistemit të shpërndarjes ka garantuar se energjia nuk do të mungojë pasi janë marrë masa, si nga ana teknike ashtu edhe organizative.

“Ne më herët kemi evidentuar kush janë pikat më kritike. Kemi ndërhyrë në to, pikërisht për të shmangur defektet. Nga ana tjetër ka një mobilizim edhe më të madh nga çdo drejtori rajonale për të qenë në gatishmëri, që në rast defekti reagimi të jetë më i shpejtë”- tha Llambri Miti nga OSSHE

Për shkak të një dimri relativisht të butë, konsumi i energjisë ka qenë më i ulët krahasuar me një vit më parë dhe ky fakt është favorizues për të gjithë sistemin

“Për festat e fundvitit edhe ne si kompani, jemi në gatishmëri për të mos patur avari, sidomos për spitalet burgjet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë, por pa diskutim për të mos lënë pas 1. 2 milion abonentë që ka në mbikëqyrje OSSHE”, shtoi ai.

Kompania ka bërë publike numrat e telefonit për çdo rast avarish, në të gjitha drejtoritë rajonale. Në total janë 226 grupe në të gjithë Shqipërinë në gatishmëri. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *