Pas uljes së çmimit të energjisë me 10.5%, sfida e këtij vendimi është leximi brenda muajit i matësit.
Për të shmangur keqfaturimet, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka hapur aplikimet për 120 faturues shtesë.
Në një takim me lexues ministrja Belinda Balluku njoftoi se hapi i pari për të siguruar leximin në kohë është shtimi i punonjësve.
“Jeni një trupë e konsiderueshme, gati 870 lexues, të cilët do të shtohen edhe me 120 të tjerë shtesë, për t’ju ardhur në ndihmë. Ne nuk do të tolerojmë që leximi të bëhet përtej muajit, pasi siç e dini ulja e çmimit të energjisë elektrike me 10.5% në muaji shkurt prek gati një milion abontentë. Ndërsa pjesa tjetër paguajnë me çmimin të pandryshuar”, sqaroi Balluku.
Por shtimi i lexuesve do të shoqërohet edhe me filtra shtesë për të siguruar që matësi po lexohet në kohë sipas konsumit që është kryer.
“Ne paralelisht nëpërmjet një aparti që e përdorim për lexim do të verifikojmë lexuesin nëse është në vendin ku ndodhet sahati. Pra nëse do të ketë ankesa nga abonentët, ne do të kemi mundësi të verifikojmë vendndodhjen e lexuesit, nëpërmjët këtij aparati”, sqaroi Bledian Dalipi, drejtori i OSHE
Në çdo rast ankesat do të trajtohen pranë zyrave të kujdesit ndaj klientit.
Sipas të dhënave janë rreth 100 mijë abonentë të cilët janë në kufijtë e konsumit prej 700 kw, kufi ky mbi të cilin aplikohet çmimi 11.4 lekë./vizionplus.tv