Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike eshte duke investuar 46 milione leke ne Korce me qellim përmirësimin e cilësisë se furnizimit me energji elektrike ndaj konsumatorëve, por duke ulur edhe humbjet. Ky investim konsiston më tepër në përmirësimin e rrjetit të tensionit të ulët duke hequr linjat e vjetra e duke i kthyer në linja ABC, cka do te ndikoje ne permiresimin e sherbimit, eleminimin e difekteve por edhe rritjen e performances. Puna ka filluar prej disa ditesh dhe pritet te perfundoje brenda dy muajve, ndersa nuk perjashtohet mundesia qe zevendesimi i linjave te vijoje me pas ne te gjithe qytetin duke ofruar edhe nje pamje estetikisht me te mire pasi ne vend te shume telave qe shperndajne energjine elektrike tashme do te vendoset vetem nje i tille.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *