Misioni i OSBE-ODIHR ka lëshuar një deklaratë për mediat ku sqaron se fokusi i punës gjatë kësaj të diele është vetëm vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin.

Gjithashtu sqarohet se për shkak të protestave te opozitës afër shkollës “Vasil Shanto” ku ka edhe qëndër votimi situata për vëzhgim nuk ishte e favorshme prandaj edhe vezhguesit e OSBE-ODIHR nuk qëndruan atje.

OSBE-ODIHR deklaron se përfundimet paraprake të misionit do të bëhen publik vetëm nesër ( të hënën) në një konferencë për shtyp.

 

Fokusi  i  Misionit  të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit tëvotimit  në  të  gjithë vendin. Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite  nuk  ishte  i  favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja eMisionit  nuk  mundi të ndalet atje. Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionittë ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *